Akuzohet për vrasje dhe pengmarrje, arrestohet Florenc Çapja në Elbasan
Nga operacioni në orët e para të mëngjesit një ndër të arrestuarit në Elbasan është edhe Florenc Çapja, pjesë e fisit të njohur në Elbasan.

Ai ka pëfunduar në pranga teksa akuzohet për vrasje dhe pengmarrje.

Reparti RENEA ka bërë të mundur ndalimin e disa prej anëtarëve të grupit Çapja, të cilët akuzohen si të përfshirë në disa vepra penale.

Gjithashtu bëhet e ditur se arrestimi i Florenc Çapja është bërë me vendim gjykate.

Ndërkohë kontrollet janë zhvilluar në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
Shtuar më 14/06/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori