Akuzohet për korrupsion, shtyhet seanca ndaj gjyqtares Margjeka
Eshtë shtyrë seanca ndaj Gjyqtares Mimoza Margjeka si pasojë e mungesës së mungesa e gjyqtares.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Kujtojmë se bashkë me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.
Shtuar më 18/11/2020, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori