Akuzat për shpërdorim detyre, Gjykata jep vendimin për Edlira Shehun
Ish-sekretarja gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, Edlira Shehu doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës ku iu komunikua masa e arrestit, dy ditë pasi ra në prangat e policise pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Seanca gjyqësorë ka nisur rreth ore 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur për 40 minuta. Për Edlira Shehun nga Gjykata e Shkallës së Parë caktoi masën arrest me burg.

Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe zhdukje ose humbje të fashikullës.

Kujtojmë që Shehu u arrestua nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.
Shtuar më 14/12/2019, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori