Akuzat PD-PS, Doris Pack braktis mbledhjen
Pëlqej
Doris Pack
Eurodeputetja Doris Pack braktisi sot mbledhjen e KomitetitStabilizim Asociimit me përfaqësuesit e Shqipërisë në Tiranë. Pack u largua nga mbledhja pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste vazhduan me akuzat mes tyre edhe në prani të delegacionit të Parlamentit Europian.

“Këtu nuk po flitet fare për fatet e vendit, nuk mund të vazhdohet pafundësisht me të njëjtat përplasje”, ka thënë Pack, në momentin kur ka braktisur mbledhjen e KomitetitStabilizim Asociimit BE-Shqipëri. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori