Akuzat ndaj Bashës për UÇK-në, kreu i Komunës së Mitrovicës: Janë shpifje të ulëta
Kryetari i Komunës së Mitriovicës, Agim Bahtiri i ka dalë në mbrojte kreut të PD, Lulzim Basha pas akuzave të qeverisë se ka qenë hetues i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Pas takimit, dy zyrtarët Basha dhe Bahtiri dhanë një deklaratë për gazetarët. Bahtiri vlerësoi Bashën për kontributin që ka dhënë, ndërsa “akuzat e bëra nga njerëz që nuk dua t’ia përmend emrin” tha ia, janë të ulëta.

Kryekomunari i bëri thirrje partive politike në Shqipëri dhe Kosove që të jenë të bashkuara.

“Kam ardhur të jap një përkrahje për të gjitha sfidat që po kalon vendi si në Kosovë edhe në Shqipëri. I Bëj një apel të gjithë krerëve të partive politike në Kosovë dhe Shqipëri që të bashkohen sot si një trup sepse kemi një tragjedi, sepse Kosova është në një stad të keq dhe të brengosur, sepse UCK sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht.

Shpifjet me të ulët që i bën dikush me qëllime të caktuara nuk i takojnë Bashës. Prandaj jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të qytetarëve të Mitrovicës dhe të Kosovës. E kemi nip dhe si i tillë ka dhënë kontribut për Kosovën. Kontributi i tij nuk harrohet, ndërsa shpifjet e dobëta të disa njerëzve që nuk dua t’ja përmend emrin janë të ulëta dhe të shpifura“, u shpreh kreu i Komunes Mitrovice.

Nga ana e tij, Basha tha se me Bahtirin kanë diskutuar për sfidat me të cilat po përballen Kosova dhe Shqipëria.

“Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet Kosova dhe domosdoshmërinë e një përgjigje të bashkuar në interesat e Kosovës dhe Shqipërisë, në interesat kombëtare dhe solidarizimin me institucionet e Kosovës për përballimin e këtyre sfidave”, tha kreu i PD.
Shtuar më 23/11/2020, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori