Akuzat e rënda për korrupsion, kush është gjyqtari që i dogjën makinën në Shkodër?
Gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, iu dogj makina mbrëmjen e djeshmë në Shkodër për shkaqe akoma të panjohura.

Por kush është është Andri Ymeri?

Në vitin 2014, Ymeri u denoncua nga emisioni investigative “Fiks Fare”, pasi sëbashku me një tjetër gjyqtar Ken Dhima, kishin marrë 2 mijë euro për të liruar nga burgu një të dënuar.

Në atë kohë u publikuan edhe bisedat mes gjyqtarit dhe të dënuarit. Avokati i të dënuarit deklaroi se paratë i kishte marrë për gjyqtarët. Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet.

Por kjo nuk ishte e vetmja akuzë ndaj gjyqtarit. Për të njëjtën akuzë ai është kallëzuar edhe nga një i dënuar me 21 vite burg. Gentian Hoxha, një i ri i cili është dënuar në mungesë me 21 vite burg nga ky gjykatës, në një kallëzim të paraqitur më 18 dhjetor të 2014 në Prokurorinë e Përgjithshme tregon se gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t’i hapej sërish çështja.

Ymeri akuzohet për shpërdorim detyre dhe mosmbajtje të procesverabeleve të çështjes në vitin 2009. I dënuar në burgun e ShënKollit ka denoncuar edhe është dënuar padrejtësisht në mungesë pasi ka qenë në Spanjës. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2019, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori