Kryeministri Edi
Rama ka reaguar pas deklaratës së
deputetit Adriatik Alimadhi se ishte identifikuar pozitiv me COVID-19.
Numri një i qeverisë thotë se i mirëkupton
akuzat e tij, duke i quajtur fjalë të
tepërta në
kushtet që ai dhe bashkëshortja e tij ndodhen, të dy pozitiv me koronavirus. S
"I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të
tepërta në
kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!", shkruan
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2020,
ora 15:25