Akuza skandaloze në mediat italiane: Mjekëve iu injektua serum në vend të vaksinës
Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, lidhur me vaksinën kundër koronavirusit.

“Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar ujë fiziologjik (serum), në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për ti dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se cfarë ka ndodhur me vaksinën.

Shtuar më 22/01/2021, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori