Akuza e fortë e të burgosurit në Shënkoll: Florianin e lanë të vdiste rojet e burgut
Pëlqej
Një i burgosur është gjetur i vdekur në burgun e Shënkollitvetëm pak ditë më parë.

Por sot një tjetër i burgosur ka bërë një denoncim, dhe sipas tij 20-vjeçarin e kanë lënë të vdes, pasi nëse do ti jepet ndihma ai mund të jetonte.Sipas tij ai vuante nga depresioni.

Më poshtë mesazhin që është dërguar nga një i burgosur:

Përshëndetje JOQ! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kan marrë asnjë masë për të, vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin. T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruna kush. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kan dezinformu.j
Shtuar më 22/11/2017, ora 00:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori