Akuza e fortë e Ngjelës: Diplomatët rusë u larguan me urdhër të SHBA
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Nees 24 ka komentuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga ambasada në Tiranë.

Sipas tij e egjtha kjo është një lojë politike dhe një sfidë mes SHBa dhe Rusisë.

Sipas Ngjelës, urdhëri për dëbimin e dy zyrtarëve të Ambasadës ka ardhur i diktuar nga SHBA-të.

“Janë dëbuar dy diplomatët më të rëndësishëm. Rusia në vendin tonë ka forcë, ka agjenturën e vet e të tjera si këto. Kanti na ka thënë njëherë është rast, kur përsëritet është raport.

Ka lidhje të drejtpërdrejtë. Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës.

Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtoni. Vërtetë mendoni se janë hequr për helmimin? /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2018, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori