AKU bllokon 193 kg produkte të skaduara (FOTO LAJM)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.2 kg produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i konsumimit që nga dhjetori i 2017-ës.

Kundrejt kësaj sasie, u vendos edhe gjobë prej 800.000 mijë lekësh.

Ky veprim, u ndërmor pas raportimit të bërë nga një qytetar i thjeshtë kundrejt autoriteteve.

NJOFTIMI i AKU

Në vijim të një komunikimi në faqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit. Në përfundim të inspektimit rezultuan 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2017.

Per shkeljet e konstatuara dhe bazuar ne parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit per “Inspektimin ne Republiken e Shqiperise”, AKU vendosi masat administrative “Gjobë” me vlerë 800,000 lekë dhe sasia prej 193.2 kg produkte ushqimore u bllokua me destinacion asgjesimin.

AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët!
Shtuar më 24/05/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori