Motomjeti del nga rruga në Sarandë, ndërron jetë 42-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.

Shtetasi me iniciale E.N 42-vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit

Njoftim policie

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 4.10.2022 14:59

Tags: