Aktori që luajti rolin e Enver Hoxhës: Zbulova frikën e tij më të madhe
Në studion e emisionit “E Diell” u fol në lidhje me figurat e famshme politike -por jo vetëm- të vendit, të cilët përkojnë me festat e nëntorit.

Aktori Neritan Liçaj, i cili në të kaluarën ka luajtur një rol në film të diktatorit Enver Hoxha, tha se për të realizuar atë personazh ka mësuar shumë rreth tij, ka biseduar e konsultuar me shumë persona. Neritani zbuloi se nga bisedimet me historianë e persona të afërt me diktatorin Hoxha, ka zbuluar se ai kishte frikë nga Beogradi.

“Unë kisha rolin e Enverit, i jam futur studimit të tij me themeli. Duhet që patjetër që ta njohësh shumë mirë figurën. Kam folur me shumë historianë, të afërm të tij dhe më kanë thënë që frika më e madhe e tij ka qenë Beogradi dhe jo Rusia. Pyes njërin prej tyre dhe i them pse. Gjithmonë hyrja për në Tiranë, Shqipërinë që jemi sot ka kaluar gjithmonë nëpërmjet Beogradit” , u shpreh Neritan Liçaj.

Shtuar më 29/11/2020, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori