Aktori i njohur reagon për protestën: Sot populli dallonte vetëm nga uniforma
Protesta e cila u kthye në një rrëmujë të madhe ku nuk mungoi as dhuna, është bërë kryetema e ditës dhe për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur Florian Binaj.

Në një postim në Facebook, aktori shprehet se sot populli dallonte vetëm nga uniformat, pasi hallet janë të njëjta.

Floriani shkruan se:

Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën...Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën nē pushtet...populli i shkretë që sot ndryshonte vetëm nga uniforma por jo nga halli...

Nuk duhet të rrahim njëri tjetrin për gabimet e pushtetit! Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqsore! /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori