Artistët nuk kanë ndërmend që të tolerojnë shembjen e
Teatrit dhe për këtë organizojnë cdo ditë takime ku aktorët mbajnë edhe
fjalën.
Ama ka edhe nga ata që janë pro shembjes së
Teatrit.
Aktori Laert Vasili është një prej tyre, por mesa duket është pritur shumë ashpër nga kolegët.
Ai i ftuar në Neës24 ka treguar si është sharë nga
artistët.
“Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona.
Ajo që zhvillohet para
teatrit kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm
artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra….edhe termin bira kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, tha Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018,
ora 21:53