Goditi me thikë të riun në një lokal të Sarandës, merr fund arratia për të shumëkërkuarin, kapet pas 1 viti në Korfuz

Ka marrë fund arratia për të 38-vjeçarin nga Saranda, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje.

Enivled Aliaj, sarandioti i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosjen e rëndë të një 28 vjeçari, është lokalizuar dhe arrestuar nga autoritetet greke në ishullin e Korfuzit.

38-vjeçari fshihej prej një viti në ishull, ndërsa gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Enivled Aliaj, 38 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj 38-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi Enivled Aliaj ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Dino Majko dhe i ka shkaktuar atij dëme serioze për jetën dhe shëndetin.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë.

Njoftimi i policisë

Enivled Aliaj, sarandioti i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosjen e rëndë të një 28 vjeçari, është lokalizuar dhe arrestuar nga autoritetet greke në ishullin e Korfuzit. Ky shtetas fshihej prej një viti në ishull, ndërsa gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krime kundër personit, autoritetet kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ishulli”.

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Enivled Aliaj, 38 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj 38-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi Enivled Aliaj ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Dino Majko dhe i ka shkaktuar atij dëme serioze për jetën dhe shëndetin. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë./albeu.com/