Akt terrorist në Paris, makina përplas qëllimisht furgonin e policisë
Pëlqej
Sheshi Champs-Elysees në qendër të Parisit mbyll pasi një shofer goditi me makinën e tij një furgon të policisë, beri te ditur shërbimi i xhandarmërisë kombëtare të Francës.

Sipas policisë, shoferi i cili u bllokua menjëherë nga ata ka gjetur vdekjen, ndërsa në incident nuk ka të plagosur.

Burimet nga ministria e brendshme thanë se dyshojnë se incidenti është një veprim i qëllimshëm terrorist, ndërsa ne automjet raportohet te jete gjetur edhe një arme.

Franca ndodhet në gjendje emergjence, pas goditjes nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë viteve të fundit.

Ai vjen vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori