"Akt mafioz", Meta numëron akuzat ndaj Dvoranit
Presidenti Meta e paralajmëroi se do depozitonte një kallëzim penal për kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për shkak të shkeljeve që ai ka bërë.

Meta theksoi se e akuzonte Dvoranin për dy shkelje: Shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.

Në një konferencë të paralajmëruar që prej orëve të paradites, presidenti tha se KED i bëri listat e vakancave të Presidencës dhe të Kuvendit në të njëjtën kohë. Po ashtu ai theksoi se në lidhje me listat nuk ishte marrë një vendim kolegjial, por personal i vet Dvoranit.

“Siç jeni bërë me dije, nga debati publik dhe deklaratat publike, është konstatuar se në KED janë kryer disa shkelje të rënda nga Ardian Dvorani, që i kapërcejnë shkeljet ligjore. Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit, sjellin pasoja të pariparueshme në sistemin e drejtësisë. Presidenti i Republikës pasi ka konstatuara këto veprime dhe vlerëson se ato përbëjnë shkelje disiplinore.

Kallëzimi me qëllim fillimin e hetimeve ndaj Dvoranit, dhe përvetësimi i titullit dhe detyrës shtetërore, vlerësohet se ai ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz. Vakanca e dytë e plotë; presidenti i republikës me dekretin 111.33 vendosi që të shpallë vendin vakant, për shkak të përfundimit të zonjës Altina Xhoxha dhe iu përcoll KED sipas afateve ligjore.

Edhe Kuvendi ka përcjell dy vakancat që i takonin atij. KED, i zgjedhur me short ka përmbyllur vlerësimin për 4 vakancat e mësipërme, dy të presidentit dhe dy të Kuvendit. Më pas publikoi listën. Rezultoi se KED renditjen e kandidatëve e ka bërë në mënyrë të njëkohshme, brenda të njëjtës datë (vakancat e Kuvendit dhe të Presidentit). Madje dhe numërtimi i fletës është i alternuar sipas radhës së shpalljes.

Rezulton se KED ka shikuar dhe ka marrë vendim për miratimin e listës përfundimtare të çdo vakance, duke u përpjekur të respektojë Kushtetutën. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, pra askush s’merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit 115, në 15 shtator ska marrë asnjë vendim. Kryetari i KED i ka përcjellë vet listat në adresë të presidentit, për plotësimin e vakancave të presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori