Aksident i frikshëm në Lushnjë, 7 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
lii
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethin e Lushnjes në aksin rrugor Lushnje-Berat pranë fshatit Barbullinj.

Dy mjetet tip Tayota dhe Benz janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona nga ty dyja mjetet të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës.

Sipas informacioneve të marra nga spitali Lushnjës të plagosurit kanë marrë plagë të shumta por më rëndë mësohet të jetë një vajzë 13 vjeçe K.P nga Gajda e Beratit e cila ka marrë plagë të rënda në kokë.

Sipas policisë në makinën tip Tayota udhëtonin prindërit me 3 fëmijë ndërsa në atë top Benz udhëtonin 2 persona.

Ende nuk dihen shkaqet, por mendohet se shpëjtësia e njërit nga mjetet dhe humbja e kontrollit ka bërë që aksidenti të jetë i rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori