Aksioni në Elbasan që gjeti arsenalin e armëve brenda karburantit, shpallet në kërkim pronari
Disa ditë pas superaksionit të forcave të RENEA-së në Elbasan, Policia ka shpallur në kërkim një person.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin I.Beko, i cili është pronari i karburantit ku u gjet arsenali i armëve.

Superoperacioni u zhvillua vetëm një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit duke u mbajtur i fshehtë për më shumë se një javë. Armët u gjetën në një magazinë në Papër të Elbasanit.

Deri më tani bëhet me dije se u gjetën më shumë se 20 lloje armësh të sofistikuara mes tyre 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë dhe lëndë shpërthyese tritol C4 i paketuar në disa kuti.

Dyshohet se ky arsenal me armë i përket një grupi të fuqishëm kriminal që operon në këtë zonë. Madje një prej ngjarjeve me të cilën mund të ketë lidhje është vrasja e 22-vjeçarit Klevi Bahos, mbrëmjen e 30 qershorit.
Shtuar më 10/07/2019, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori