Një operacion i Policisë greke ka arrestuar katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150
euro.
Sipas mediave, në momentin e ndalimit shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rreme italian. Shqiptari u vu re nga
policia teksa po transportonte 1 kg droge nga një mjet në një mjet tjetër.
Policia u përpoq të ndalonte automjetin në të cilin u
dërgua droga. Gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra duke ecur me shpejtësi.
Ndërsa
policia ka përdorur edhe armët për të detyruar shoferin të ndalonte, i cili fillimisht u përplas me tre makina policie, ku si pasojë u plagos nje efektiv.
Në makinën ku ndodhej
droga ishin tre grekët, ku njëri prej tyre u ankua se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye ai u
dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u
dërgua në paraburgim.
Më vonë
policia lokalizoi edhe 37-vjeçarin shqiptar, i cili dorëzoi
drogën. Nga kontrolli,
policia tha se shqiptarit iu gjetën edhe 5.5 kg drogë në një depo, ndërsa iu sekuestruan edhe 6,165
euro.
Shtuar më 21/10/2020,
ora 13:25