Aksion që në 5 të mëngjesit në Lazarat, Amarildo Alikos i gjendet arsenal armësh në shtëpi
Kontrolle intensive janë zhvilluar nga tre grupe efektivesh te DVP Gjirokastër në banesat e fshatit
Lazarat.
Në banesën e
Amarildo Alikos ata kanë gjetur tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë deri tani.
Ky i fundit është vënë në prangat e policisë, për t’u shoqëruar më pas në Komisariatin e Gjirokastrës.
Operacioni ka nisur prej orës 5 të
mëngjesit dhe po vijon në disa banesa të tjera në zonën e Lazaratit.
Shtuar më 28/02/2020,
ora 08:50