"Aksion për gjetjen e të zhdukurve", Lleshaj: Ka kudo, jo vetëm në Vlorë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sot nga Vlora për një aksion në të gjithë vendin kundër krimit.

“Jam në Vlorë për një analizë pune. Goditja kundër kanabisit apo veprimtarive kriminale dhe pasurive të vëna nga krimi në fokus. Shumë shpejt do të fillojë një aksion në të gjithë vendin.

Goditja ndaj kultivimit dhe pasurive të vëna nga krimi. Ndryshimet në polici bëhen për shkak të performancës së gjithsecilit. Puna matet për gjithsecilin. Masa do të merren në vijimësi ndaj atyre që nuk kanë performancë në punë” tha ai.

Lleshaj përmendi rastet e personave të zhdukur, duke u shprehur se kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Vlorë, por gjithandej.

“Ka raste në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Nuk janë të dhënat tona që janë 22 të zhdukur nga viti 2016 në Vlorë. Nuk na rezulton reale” sqaroi Lleshaj.
Shtuar më 20/11/2020, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori