Aksion në Shëngjin, arrestohen 4 persona (FOTO LAJM)

Pëlqej
Katër persona janë vënë në pranga nga Policia në Shëngjin si dhe
janë sekuestruar një gomone, një automjet dhe 30 bidonë të mbushur me benzinë, gjatë kontrollit në vijën bregdetare për parandalimin e veprimtarisë së trafikut të drogës.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Lezhës, zbuluan tek “Skalierat Veriore” në Shëngjin, automjetin dhe gomonen në breg.

Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e gomones, automjetit Alfa Romeo , si dhe 30 bidonë të mbushur me lëndë djegëse benzinë (2 bidonë ishin në gomone, 12 bidonë ishin në automjet si dhe 16 bidonë ishin në tokë mes gomones dhe mjetit).

Policia vuri në pranga tre vlonjatë dhe një nga Tirana.

Të arrestuarit

Eltion Isufaj , 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorike”

Nertil Shehu, 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash”. (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).

Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Arbër Bregu, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Po nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet se mjeti lundrues Gomone është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori