Gjykata e
Korçës">
Korçës ka dhëne masën e sigurisë ‘arrest me
burg’ për dy shoferët në Korçë të
cilët aksidentuan për vdekje me makinë tre ditë më parë babë e bijë.
Gjykata vendosi ‘arrest me
burg’ për Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në Zerec.
Viktimë nga aksidenti mbeti 32-vjecari Sokol Hoxha si dhe vajza e tij 6-vjecare të
cilët po ecnin në trotuar.
Njoftimi i Policisë i
Korçës">
Korçës:
Policia e
Korçës">
Korçës bën të ditur se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe
Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.
Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e datës 9 nëntor në unazën e qytetit të
Korçës">
Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA837JU dhe mjetin tip ‘Benz’ me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6
vjeçe, banues në Korçë, të
cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 13:04