Aksidentuan një makinë dhe ikën me shpejtësi skëterrë, kërcasin armët në Levan
Një aksident automobilistik i cili fatmirësisht ka qenë pa shumë pasoja, është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në Levan.

Sipas informacioneve, një automjet tip Volskwagen Golf është përplasur me një Alfa Romeo. Personat në këtë të fundit kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por janë ndjekur nga makina tjetër.

Pasi kanë ndaluar në një karburant, mes tyre ka shpërthyer sherri nga ku ka dalë i plagosur një person. Për këtë katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës.

Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur 25-vjeçari Engli Nake, banues në fshatin Ferras. Pas hetimeve të policisë rezultoi se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y., dhe Xh. T., dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin Miri Tefai, e pasagjerë shtetasit Sajdi Qarri dhe Engli Nake.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Wolskëagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimin e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi Miri Tefai ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij Engli Nake, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2019, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori