Pëson aksident në Tiranë Albin Kurti (FOTO LAJM)

Në një njoftim për mediat, Lëvizja Vetëvendosje njofton për një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, ku i përfshirë është edhe lideri i saj, kryeministri i mandatuar i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas VV-së, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

"Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore", thonë nga Vetëvendosje.

Kurti ishte në Tiranë mbrëmjen e sotme për të festuar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Shtuar më 20/10/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori