Aksidentohet Menduh Thaçi
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot rreth orës 15:50 minuta ka pësuar një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur afër pikës pagesore në rrugën Shkup-Tetovë, ndërsa kryetari i PDSH-së ka qenë në veturë Audi me targa të Tetovës.

Aksidentin e ka pohuar edhe ministria e punëve të brendshme.

Sipas njoftimeve të “Zhurnal”, Thaçi ishte përplasur me një autobus të kompanisë transportuese “Hisar Turizam”.

Kuptohet se asnjëri prej personave nuk është i lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material prej 80 mijë denarë.
Shtuar më 07/02/2012, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori