Aksidentohet familja shqiptare në Itali, nxitonin drejt spitalit për të lindur
Një familje shqiptare në Italinë fqinje përjetoi momente frike e ankthi mbrëmjen e së mërkurës, pasi u përfshi në një aksident rrugor.

Dorisa Hyka dhe bashkëshorti i saj Aldo Troklini ishin nisur drejt spitalit, pasi 22-vjeçares i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Por në Borgo Roma, familja shqiptare u përplas me një tjetër automjet.

Fatmirësisht palët nuk pësuan dëmtime serioze, megjithatë të gjithë u frikësuan pamasë, mbi të gjitha për nënën e re, e cila duhet të shkonte në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në Redipuglia, në provincën e Gorizia.

Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca dhe 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe Dorisa solli një jetë një vajzë të quajtur Brea, shkruan tvklan.

Për aksidentin mësohet se policia lokale ka nisur hetimet, ndërsa mediat italiane shkuan në spital, aty ku nëna e re dhe vajza e saj e porsalindur ndodhen shëndoshë e mirë.

“U frikësova shumë, kisha frikë për vajzën tonë“, rrëfen 22-vjeçarja për mediat atje.


“Kishim qenë për darkë tek një i afërm në San Massimo, kur fillova të ndjeja kontraktimet dhe hipëm në makinë për të ardhur në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të lumtur”, rrëfeu ajo më tej.

Dorisa jeton prej 3 vjetësh në Itali, ndërsa bashkëshorti i saj Aldo prej 6 vjetësh.
Shtuar më 01/03/2019, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori