Aksidentohen dy motoçikleta në Peqin, humb jetën një person
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Peqin.

Ngjarja ndodhi pak më herët ku në incident janë përfshirë dy motoçikleta.

Si pasojë, një prej drejtuesve të motorit ka humbur jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.

Shtuar më 07/08/2020, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori