VIDEO/ BE publikon pamjet nga takimi i përbashkët, Kurti dhe Vuçiç evitojnë kontaktin me sy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur në orën 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar edhe videon nga ky takim.

Gjatë videos së shkurtër 18-sekondëshe, është vërejtur se Kurti e Vuçiç nuk kanë krijuar kontakt shikimi me njëri-tjetrin. Ndonëse përballë njëri, ata kanë parë në pika jashtë kuadratit fizik të njëri-tjetrit, transmeton Express.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter./Albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 19:12