Aksidenti tragjik i familjes shqiptare në Kroaci, zgjohet nga koma 34 vjeçarja
Pëlqej
Referuar aksidentit tragjik që u ndodhi ditë më parë një familje shqiptare teksa po kthehej për pushime në Shqipëri, mësohet se gruaja është zgjuar nga koma.

Asaj ende nuk i është thënë asgjë se çfarë ka ndodhur me familjen e saj, pasi mjekët bëjnë me dije se gjëndja e saj është e rënduar.

Ndërsa kanë kaluar gjashtë ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën burrit dhe dy fëmijëve të saj të mëdhenj, Merita Isufi është zgjuar nga koma.

34-vjeçarja shqiptare është nën kujdesin e bluzave të bardha në një nga spitalet e Dubrovnikut. Ajo ende nuk është në dijeni të pasojave të aksidentit që e la të plagosur rëndë atë dhe djalin e saj 9-vjeçar.

“Ajo është ende shumë e sëmurë dhe nuk i është thënë se çfarë i ka ndodhur bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj”, tha një burim nga spitali për “Daily Mail”. /albeu.com/



Shtuar më 07/08/2014, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori