Aksidenti në Lushnje, 18-vjeçari ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Traumës (VIDEO)
Është rritur numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së hënës (28tetor) në Lushnje.

18-vjeçari Alteo Shabani, që mbeti i plagosur, humbi jetën sot (29 tetor) rrugës për në Spitalin e Traumës.

Ndërsa raportohet se i aksidentuari i tretë Alban Doksani, 24 vjeç është në koma në gjendje të rëndë për jetën.

Një prej tre të aksidentuarve, Jorges Shabani, 21 vjeç, ndërroi jetë mbrëmë në spitalin e Lushnjes për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi në autostradën Fier-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.

Në aksident u përfshi një makinë tip "Benz", me 3 tre të rinjtë brenda, që doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Shtuar më 29/10/2019, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori