Akademia e Manchester City edhe në Durrës, Rama publikon foto nga zyrat në Angli

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar sot  në Facebook një foto nga zyrat e skuadrës angleze të futbollit, Manchester City.

Kujtojmë se qeveria shqiptare është duke punuar për të firmosur një marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.

Për këtë arsye kryeministri u nid dje drejt Anglisë, i shoqëruar nga ministrja Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Fokus i kësaj vizite ishte sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që vet Rama lajmëroi tre ditë më parë në Durrës.

Rama ka hapur një konkurs në Facebook ku fton komentuesit që të gjejnë emrin e skuadrës që do të ketë Akademinë në Durrës. 11 nga fituesit do të fitojnë nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar./albeu.com/