Aksidenti i Velipojës, policia vendos këto mbrojtëse pas ngjarjes (FOTO)

Dy ditë pas aksidentit tragjik të Velipojës, ku humbën jetën 4 të rinj, vazhdon të mbetet i paidentifikuar personi i katërt, i cili ishte në mjetin tip BMË, që përfundoi në ujërat e një kanali me thellësi 3 metra.

Në kthesën problematike, ku janë shënuar edhe aksidente të mëparshme me pasoja në jetë njerëzish, vetëm pas aksidentit të radhës ku u vranë 4 persona, u vendosën disa tabela paralajmëruese dhe orientuese, si dhe u ngrit një pritë e improvizuar me zhavorr dhe goma.

Edhe këto masa nuk janë marrë nga autoritetet përgjegjëse për këtë segment rrugor, por nga Policia Rrugore e Shkodrës, e cila me ndërhyrjen dhe efektivët e saj ka vendosur këto shenja paralajmëruese.
Shtuar më 03/08/2016, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori