Aksidenti i rëndë me 9 të plagosur në Pogradec, arrestohet shoferi
Ditën e djeshme, qyeti i Pogradecit u trondit nga një ngjarje e rëndë ku si pasojë e përplasjes së një automjeti mbetën të plagosur 9 persona.

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 34 vjeccarin i cili mësohet të ketë humbur kontrollin e drejtimit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë.

Mësohet se të 9 të plagosurit ishin në mjetin tip Land Rover. Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq.
Shtuar më 11/07/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori