Aksidenti që i mori jetën një 26 vjeccari dhe plagosi një tjetër, fshihte pas vetes një grabitje.
Ngjarja u regjistrua në aksin Thumanë-Fushë Krujë dhe drejtuesi i mjetit që u aksidentua po ecte shumë shpejt pasi kishte kryer një vjedhje.
Të dy ata kishin
doreza në duar,
ndërsa makina ishte vjedhur në Milot. Në tentativë për t’u larguar me shpejtësi,
mjeti i dy të rinjve ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shkruan abcnews.al.
Drejtuesi i
Audi A3, Flogert
Vogli mbeti i lënduar
ndërsa pasagjeri 26-vjeçar Mariglen Deva humbi jetën. Sot
Vogli u ndalua nga polica për veprën penale “Vjedhja”
ndërsa po punohet për kapjen e Alfonc Lekës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip
Audi A3, me targa AA603IG, targat AA593XF të vendosura poshtë targave në mjetin
Audi,
mjeti tip Ëolzvagen Gplf 5 me targa AA021YM, (marrë me qira), një telefon, mjete të forta leva, varre,
doreza.
Shtuar më 08/10/2020,
ora 11:23