"Gabuam, janë 3 dhe jo 4 viktima": Policia korrigjon veten pas aksidentit tragjik në Tiranë

Mëngjesin e sotëm u rregjistrua një aksident fatal në kryeqytet, në rrugën Tiranë-Elbasan ku sikundër u raportua në media kishin ndërruar jetë personat e famijes Biba.

Nga raportimi i policisë bëhet me dije se kanë vdekur vetëm tre persona dhe jo katër, pasi në momentin kur është raportuar se vajzat kishin ndëruar jetë, një prej tyre kishte kaluar në vdekje klinike.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë dhe shpejtësia, pasi drejtuesi i automjetit po lëvizte me 110km në orë.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, së bashku me dhëndërrin e familjes, para se të ndodhte aksidenti.

Njoftimi i policisë

Përshëndetje.

Dua t'u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.



Shtuar më 16/06/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori