Aksident tragjik, përplaset për vdekje babai i ish-kryetarit të komunës
Një 62 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident automobilistik në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Gjoçajve’, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person që po udhëtonte me motor.

Viktima është Xhelal Toli, babai i ish-kryetarit të komunës Gjoçaj.

Ndërkohë policia është në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit trajik.
Shtuar më 21/09/2020, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori