Aksident me 4 të lënduar në Librazhd, mes tyre dhe 2 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Librazhd.

Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre dhe 2 fëmijë.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore apo shkaku i aksidentit.

Policia dhe ambulance ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com