Aksident pranë liqenit, Audi e bën parakolpin copë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme shumë pranë zonës së Liqenit.

Në fotografitë e mbërritura në redaksinë e Albeu.com duket edhe parakolpi i shkatërruar i makinës Audi A7.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhon edhe trafikun e shkaktuar në këtë zonë. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2019, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori