Aksident në Tiranë, drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplas 69-vjeçarin
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë tek shkolla "Kushtrimi i lirisë" ku një preson ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve mjeti me drejtues shtetasin me iniciale I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës. I plagosuri është Ramazan Elezi,69- vjeç i cili ka marr lëndime në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69-vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 12/06/2019, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori