Aksident në Shkodër, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk”, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori