Aksident në Rrëshen- Kalimash, një i vdekur dy të plagosur
Pëlqej
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ndodhi sot në aksin rrugor Rrëshen- Kalimash. Sipas policisë një makinë tip benz me targa UFP është përplasur me trafikndarësen, mesditën e sotme në pjesën hyrëse të tunelit, në vendi e quajtur Thirrë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur një 21-vjeçari nga Mitrovica Iridon Fejzo, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Ardian Fejzo 26 vjeç dhe Fidan Ismaili 32 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori