Aksident në Kapshticë, autobuzi me pasagjerë përplaset me një kamion
Një autobuz i linjës Korçë-Athinë është përplasur pasditen e sotme me një kamion në afërsi të doganës së Kapshticës. Sipas informacioneve të para autobuzi me 18 pasagjerë në bord ishte nisur nga qyteti i Korçës drejt shtetit grek ndërkohë që është përplasur me një kamion i cili kthehej nga Greqia. Mësohet se nga përplasja e mjeteve fatmirësisht nuk ka të plagosur. Ndërkohë policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakur të aksidentit.
Shtuar më 03/09/2010, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori