Dita pa makina në gjithë vendin, policia kufizon lëvizjen e mjeteve në Fier

Sipas vendimit të qeverisë, e diela e çdo muaji do të jetë ditë pa makina në mbarë vendin.

Në Fier policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin për mos lejuar qarkullimin e makinave.

Kujtojmë se ky vendim u mor nga qeveria si një nismë për kursim e mjedis më të pastër dhe hyri në fuqi më 3 prill.

Në vendim thuhet se e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjithë vendin./albeu.com/