Aksident në Elbasan-Cërrik, 1 i vdekur e 4 të plagosur
Nje aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik vetëm pak minuta më parë, rreth orës 19:00. Nga aksidenti ka humbur jetën një shtetas ndërkohë që dy të tjerë gjenden në koma.

Viktima mësohet të jetë Besnik Kullaku, 23 vjec nga fshati Gjormë ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurve.

Burime nga vendngjarja bëjne të ditur se aksidenti i ndodhur pranë fshatit Gjergjan ka shkaktuar gjithashtu 2 të plagosur rëndë, ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Përplasja mësohet të ketë ndodhur midis 2 automjeteve tip veturë dhe 2 motoçikletave.
Shtuar më 08/03/2011, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori