Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, vdes 19-vjeçari
Pëlqej
Një aksident me pasoje një të vdekur dhe një të plagosur, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Laç-Fushë Krujë. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrethrrotullimin e Patokut, ku automjeti në të cilin udhëtonin dy persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

Nga ky aksident ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit tip Audi me targa LA 2718A, Anton Lleshi 19 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri Petrit Lleshi,50 vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, për marrjen e ndihmës mjekësore. Uniformat blu kanë nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori