Aksident me 3 të plagosur në Bulqizë, njëri dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që lidh Bulqizën me Peshkopinë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur ne afërsi te pishave në Fushë-Bulqizë dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës.

Njëri prej të plagosurve për shkak të plagëve të rënda është dërguar me autoambulancë në drejtim të Tiranës për një mjekim më të specializuar. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori