Aksident masiv në Elbasan, makinat përplasen njëra pas tjetrës
Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioenve paraprake, në aksident janë përfshirë në fillim një autoveturë dhe një kamionçinë, por më pas edhe disa automjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Ish Kombinati Metalurgjik-Elbasan vetëm pak minuta më parë.

Fatmirëisht dëmet kanë qenë kryesisht materiale dhe vetëm dy persona janë plagosur lehtë.

Aktualisht policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori